UBT News

Hoti kërkoi nga Bosnja e Hercegovina heqjen e vizave për kosovarët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Šefik Džaferović.

Hoti ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina heqjen e vizave si dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për hapjen e zyrave ndërlidhëse mes dy vendeve.

“E falënderova z.Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve. Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës”, njoftoi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version