UBT News

Hoti: Keqpërdoruesit s’kanë vend në institucione

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u deklarua për ‘avullimin’ e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Shefi i Qeverisë deklaroi para mediave se mashtruesit e keqpërdoruesit s’do të kenë vend në institucione.

“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për të siguruar se sistemet janë të mbrojtura. Organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit e keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve, nuk do të kenë vend, do të dalin mbi sipërfaqe së shpejti si mijtë kur t’iu hyn uji përfundi”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version