UBT News

Hoti: Kemi rivendosur raportet me vendet mike, e që ishin dëmtuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit po raporton për 100 ditëshin e Qeverisjes së tij. Në raportimin e tij në Kvuend, Hoti ka folur edhe për prioritetet që i kanë pasur gjatë kësaj periudhe, vendimet që i kanë ndërmarrë, luftimin e dukurive negative e çështje të tjera.

Kryeministri Hoti deklaroi se gjatë 100 ditëshit të Qeverisjes i kanë rregulluar raportet me shtetet tjera, që sipas tij ishin lënduar gjatë Qeverisë së kaluar.

“Kemi rivendosur miqësinë e ndërtuar me dekada, e që ishin dëmtuar”, tha ai./UBTNews

Exit mobile version