Avdullah Hoti do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e ardhshme. Këtë e ka konfirmuar i pari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media.
Mustafa vlerëson se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hoti ka bërë punë mjaft të mirë, si në menaxhimin e pandemisë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“Qeveria e ka bërë punën mirë, Qeveria ka arritur ta rikthejë Kosovën suksesshëm në arenën ndërkombëtare, t’i rivendos marrëdhëniet me ShBA. Duke vlerësuar se Qeveria ka punuar mjaft mirë në luftën kundër pandemisë COVID-19, kemi shprehur gjithmonë dhimbjen për viktimat e COVID-19, por Qeveria maksimalisht është angazhuar t’i minimizojë pasojat. Qeveria ka bërë punë të mirë në këtë aspekt”, deklaroi ai.
Kurse kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti theksoi se LDK-ja është favorit për t’i fituar këto zgjedhje./UBTNews