UBT News

Hoti: Jemi të detyruar t’i rrisim masat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, janë të detyruar t’i rrisin masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit.

Ministria e Shëndetësisë ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia COVID-19 si në vijim:

Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00.

Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit./UBTNews

Exit mobile version