Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve të rrëmbyer. Ai ka falënderuar ndërkombëtarët për përkushtimin për lirimin e tyre.
“Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë. Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë te miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Me 14 qershor, tre policë kufitarë të Kosovës ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të vendit tonë.