Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Hoti përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se mezi pret t’i finalizojnë marrëveshjet e arritura në mbledhjen e dy Qeverive.
“Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews