Me shumicë votash Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere në mbledhjen e radhës ka miratuar përmbajtjen tekstuale të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Përplasje në Komision ka pasur ndërmjet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetit të LDK-së Avdullah Hoti, mbi Ligjin për ndarjet buxhetore.
Me këtë marrëveshje është paraparë të bëhet një marrëveshje ndërkombëtare për mbulimin e pasojave nga Covid-19.
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i ka reaguar ministrit Hekuran Murati ku edhe ka kërkuar rishikimin e nenit 15 të këtij Projektligji.
Hoti tutje i tha Muratit se po ia fut kot e po i mashtron deputetët.
“Kur ka filluar pandemia në mars apo në prill janë bërë shpenzime pa ndarje buxhetore dhe tash kjo nuk ka asnjë logjik që kjo të përsëritet aj precedent është bërë atë kohë. Jemi duke bërë diskutime në Komision me qëllimin më të mirë për të bërë më të mirë”.
“Sa herë mbarojnë argumentet profesionale kalojnë më gjëra që nuk ndryshojnë, ku janë minuset në buxhetin 3 vitit 2021 që tash po do në me i mbuluar me kredi”.
Ministri Murati tha se kërkesa e deputetit Hoti pi bëhet për çështje politike.
“Ne e kemi shqyrtuar dhe janë disa lëshime te emërtimi i neneve, saktësisht kemi të bëjmë me nenin 9 me projektligj ku referenca e nenit 21 duhej të ishte e nenit 23. Financimi bëhet në dy forma, kur kemi të bëjmë përmes huamarrjes dhe e dyta ka të bëjë me financimin si mbështetje buxhetor”.
“Çështja e shpenzimeve buxhetore është e rregulluar me ligjin e buxhetit dhe ku thuhet se ka pasur ndarje mund të konsultohet auditori, financimi ka ndodh prej grantit qeveritar. Sa i përket mënyrës se si qeveria i përmbush nevojat e veta kjo rregullohet me ligjin për borxhin publik”.
Në përplasje me Hotin, ministri Murati tha se tendencë ka krijimin e një preteksti që të mosvotohet financimi shtesë.
“Zakonisht praktika ka qenë me i votuar nenet që ka rekomandime ndërsa sa i përket asaj që u tha nga Hoti nëse po doni me shfrytëzuar këtë rast si arsyetim dhe keni vendosur mos me votuar marrëveshjen ndërkombëtarë, nëse tendenca është për të krijuar një pretekst për mos me votuar financimin shtesë”.
Deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza, pyeti për ndryshimet që janë bërë sa i përket rishikimit në nivelin komunal.
“Kur është në pyetje te klauzola e investimeve a mundeni me na tregu a ka pasur rishikim në nivel komunal dhe pse ka ardhur deri te ky ndryshim”.