Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”.
Hoti me këtë rast tha se shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai.
Madje ai LDK-në po e krahason me ekipin e tij të preferuar, Livepoolin. Ai tha se ndonëse klubi anglez kohët e fundit nuk po tregon rezultat të mirë, është ekip që ekziston qe një shekull dhe ka themele të forta.
“A e di si është puna, Liverpooli nuk është ekip i sezoneve të caktuara, është ekip që e ka një shekull. Ka themele të forta”, deklaroi ai.
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se do të rrisin kapacitet ekzistuese dhe do të përfundojnë të gjitha projektet që janë zvarritur ndër vite.
Rexhep Baholli, kryetar i klubit, ka falënderuar kryeministrin dhe ministren për vizitën.