Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë me diplomatin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Hoti dhe Palmer kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë COVID -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
Hoti ka falënderuar Palmer për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtet-ndërtimit./UBTNews