UBT News

Hoti dhe ambasadorët e BE-së diskutojnë për dialogun dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshëm në vend, e edhe për luftën kundër COVID-19.

Hoti ka falënderuar shtetet mike për ndihmën që ia kanë dhënë Kosovës në përballimin e kësaj situate.

Shefi i Qeverisë thotë se shtetet mike i ka njoftuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Në anën tjetër, liberalizimi i vizave mbetet ndër qështjet kyçe që duhen zgjidhur me BE-në, veprim ky që do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit.”, shkroi mes tjerash Hoti./UBTNews

Exit mobile version