UBT News

Hoti: Deri në fund të vitit planifikohet të gërmohet në 5 lokacione

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se çështja e të pagjeturve po trajtohet me prioritet nga Qeveria e Kosovës.

Në interpelancën e sotme në Kuvend, Hoti ka deklaruar se në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, janë ende rreth 300 mbetje mortore të pa identifikuara.

“Janë rreth 300 mbetje mortore në IML që nuk janë identifikuara. Ka mungesë të familjarëve për të ofruar mostra të gjakut që të identifikohen këto mbetje mortore. Në këtë proces të komplikuar, është i përfshirë një rrjet i madh i mekanizmave”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë deklaroi se çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Hoti deklaroi se në Kosovë deri në fund të vitit planifikohet të gërmohet në 5 lokacione për gjetjen e trupave./UBTNews

Exit mobile version