Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë kryerjes së detyrës, parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.
Hoti i dëshiron shërim sa më të shpejtë zyrtarit policor, ndërkohë që thekson se integriteti fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme.
Shefi i Ekzekutivit shpreh mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës, Institucionit më të besuar në vend për zbatimin e rendit dhe ligjit./UBTNews