UBT News

Hoti dënon sulmin fizik ndaj djalit të Nenad Rashiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka dënuar sulmin fizik ndaj Nikolla Rashiqit, djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq. Hoti ka bërë thirrje të hetohet rasti nga organet kompetente.

“Dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Rasti i rrahjes së Nikolla Rashiqit, i biri i Nenad Rashiqit, ishte një akt i papranueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente, ndërsa kryesit e këtij akti duhet të përballen me forcën e ligjit”, shkroi ai në Facebook.

Djali i Nenad Rashiqit është sulmuar dje në afërsi të shkollës. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar./UBTNews

Exit mobile version