Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u deklarua pas takimit me u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, kryeministri Hoti tregoi se në takim u diskutua për të gjitha zhvillimet politike në vend si dhe për pandeminë.
Kryeministri theksoi se me Osmanin janë dakorduar që të kenë konsultime të vazhdueshme për menaxhimin e kësaj situate.
“U dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate, për të përçuar mesazhin e qartë që pavarësisht zhvillimeve politike dhe proceseve nëpër të cilat kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, ku forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen, të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Republikës së Kosovës për tu dalë në ndihmë qytetarëve, edhe me pandeminë dhe me problemet ekonomike që vijnë si rezultat i pandemisë, por në veçanti për të dhënë mesazhin e pjekurisë institucionale të shtetit të Kosovës karshi komunikimit të vazhdueshëm që kemi me partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Hoti./UBTNews