Avanset për investimet kapitale, subvencionet për ndërmarrjet publike, përkeqësimi i strukturës së buxhetit janë vetëm disa prej atyre që deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avduallah Hoti i ka konsideruar me bazë korruptive.
Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se opozita duhet mandatin ta dërgojë deri në fund dhe të kërkoj llogari për të gjitha.
“Janë avanset për investime kapitale pa u përmbushur kushtet ligjore në vitin 2019 dhe në të gjitha vitet paraprake para kësaj qeverie, vit pas viti ka pas avance për investime kapitale e parapagesa për investime kapitale në shuma disa milionë euro në 2019 ka qenë 5 milionë euro, gjatë këtij mandati 2021-2023 pa përfshirë vitin 2024 ende janë 196 milionë euro avance për investime kapitale, ky është korrupsion, ky është bazë për korrupsion qeveritar…Subvencionet për ndërmarrjet publike janë bazë korruptive…janë të pesë fishuara krahasuar me qeveritë paraprake pa asnjë procedurë…korrupsion është edhe përkeqësimi I strukturës së buxhetit duke i përgjysmuar investimet kapitale e duke rritur subvencionet në rreth 40% buxhetit , kjo është arsyeja që në fund të mandatit 4 vjeçar nuk ka asnjë rezultat në teren nga kjo qeverisje”, theksoi ai.