Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se nuk e di se a do të mbahet takimi i 28 shtatorit në Bruksel, ndërsa u shpreh se çështja e Asociacionit është e mbyllur, dhe nuk diskutohet në dialog.
“E para, çështja e Asociacionit, kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013. Kjo temë nuk hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do të mbahet takimi në Bruksel, do ta shohim në ditët e ardhshme. Por jemi të interesuar ta çojmë përpara procesin e dialogut, që sa më parë të përmbyllet kjo çështje mes Kosovës dhe Serbisë.”, deklaroi Hoti në një konferencë për media./UBTNews