Qoftë shpërthim në hapësirën suborbitale ose qëndrim në hotel mes yjeve, sipërmarrësit e turizmit hapësinor besojnë se një ditë ne të gjithë do të zgjedhim pushime jashtë kësaj bote. Edhe ekipi që qëndron pas Moon World Resort mendon ashtu – disi.
Ata duan të ndërtojnë një seri hotelesh gjigante që ngjajnë me hënën. Më saktësisht – në Dubai. Çdo kube do të jetë një rikrijim 360 gradë i hënës në një shkallë të madhe, i kompletuar me kratere dhe strukturë me pamje realiste.
Sipërmarrësi i njohur i Kanadasë, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, i tha CNN Travel se thelbi i projektit është që hëna është një “markë e njohur.
“Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e dinë atë, të gjithë e duan atë”, deklaroi ai.
Sipas Henderson, çdo hotel do të jetë “një vendpushim shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda që dikush tashmë i njeh”.
Henderson shpreson se çdo hotel të bëhet një destinacion më vete./UBTNews/