UBT News

Horoskopi i datës 24 gusht 2020

Dashi

Horoskopi i datës 24 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni kureshtarë dhe të gatshëm për të provuar gjëra të reja. Nëse keni një lidhje duhet ta mbroni me çdo kusht lidhjen tuaj pasi do ketë persona të shumte që do mundohen t’ua prishin planet dhe harmoninë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në punë do ketë ndodhi të reja që do iu japin më shumë besim tek vetja dhe më shumë dëshirë për t’i çuar gjërat para. Mos u ndalni për asnjë moment. Me financat mos bëni çmenduri sepse atëherë kur nuk do e prisni situata do ju dalë jashtë kontrollit. Mendoni pak më shumë për të ardhmen.

Demi

Shumë mund të mundohen, por askush nuk do ja dalë t’ua destabilizoje jetën gjatë kësaj dite. Për ju të dashuruarit nuk do ketë asnjë lloj problemi. Ne disa momente do kujtoni edhe disa momente nga e shkuara juaj dhe do përhumbeni nëpër to. Sa me fat që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët nuk duhet ta kufizoni veten për asgjë, përkundrazi duhet ta lini sa më të lirë. Në punë do jeni shumë të matur dhe gati për të hedhur hapat e mëdha. Do e pranoni edhe një detyrë të re që iu është propozuar pak kohë më parë. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk duhet të hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt që gjendja është e qëndrueshme.

Binjakët

Venusi do sjellë mbështetjen e duhur në jetën tuaj sot dhe ekuilibri do mbizotërojë në çdo moment. Plutoni do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh për ju të dashuruarit. Ai do ju nxitë të përkujdeseni më tepër për partnerin, t’ia shprehni ndjenjat atij dhe t’i përgatisni edhe ndonjë surprize mbresëlënëse. Ju beqarët nuk do keni më asnjë lloj dyshimi për hapat që doni të hidhni dhe çdo gjë do ju ndryshojë. Në punë do e arrini çdo qëllim falë komunikimit të mirë dhe durimit tuaj. As motivimi nuk do ju mungojë. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës të stabilizuara.

Gaforrja

Nëse i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët do dilni të fituar sot. Tregohuni edhe sa më realistë. Ju të dashuruarit do mundoheni të bëni të pamundurën që ta përmirësoni sa më shumë jetën tuaj në çift dhe me pak sakrifica do ja dilni mbanë. Për ju beqarët nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme kështu që do ju duhet të prisni edhe pak. Në punë do ju realizohen të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni të përmbushur. Suksesi do iu japë më shumë shtysë për të bërë përpjekje edhe për të ardhmen. Saturni do jetë planeti që do sjellë vështirësi në planin financiar. Gjendja nuk do jetë aspak e qëndrueshme dhe me zor do kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme.

Luani

Falë Jupiterit jeta juaj do jetë më e bukur sot dhe do mendoni shumë më pozitivisht nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe doni që të kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj, mundohuni t’i vini kapak së shkuarës dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur njohje të reja dhe do humbisni kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni shumë kureshtarë dhe të gatshëm për të provuare dhe sfida të reja. Priten zhvillime mjaft pozitive që do ju lumturojnë pafundësisht. Me shpenzimet bëni sa më shumë kujdes. Po i shpenzuat të gjitha paratë tani nuk do dini çfarë të bëni më vonë.

Virgjëresha

Do jeni goxha të ndjeshëm sot dhe çdo kundërshtim që do ju bëhet do ju lëndojë. Mundohuni të mos e merrni asgjë personale. Për ju të dashuruarit do jetë një dite plotësisht rutinë kjo e sotmja. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës dhe ka mundësi të realizoni takime interesante. Nuk duhet të lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni mosmarrëveshje të shumta me disa kolegë që do mundohen t’iu bllokojnë rrugën për të ecur përpara. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes sepse etëm në këtë mënyrë situata do stabilizohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe momente pesimiste dhe nuk do ndiheni mirë, megjithatë gjithçka do kalojë falë mbështetjes së miqve. Nëse keni një lidhje mundohuni të tregoheni sa më realiste dhe mos e idealizoni shumë atë që keni në krah. Në këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje me ta. Në punë do jeni shumë seriozë dhe nuk do gaboni në asnjë moment. Çdo gjë do ecë si duhet. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të këqija, por rekomandohet të mos jepni para hua sepse shumë shpejt do ju nevojiten më tepër për vete.

Akrepi

Nëse nuk mundoheni të gënjeni dhe i bëni gjërat si duhet jeta juaj do ecë më së miri. Për ju të dashuruarit dita e sotme do jetë e veçantë dhe aspak problematike. Çdo gjë ka për të ecur ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Në punë, ashtu si të gjithë, edhe ju do bëni gabime. E mira është që t’i pranoni ato dhe të bëni të pamundurën për t’i zgjidhur. Sa më shumë të vonoheni për këtë gjë aq më keq do jetë. Buxhetin do e keni me tepër nën kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni në mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.

Shigjetari

Do jeni disi më të përgjegjshëm gjatë kësaj dite, megjithatë shpesh nuk do i pranoni gabimet që do bëni. Nëse keni një lidhje dhe fiksoheni pas të metave dhe pikave të dobëta të partnerit tuaj do keni probleme. Duhet ta kuptoni njëherë e mirë që askush nuk është perfekt dhe keni për ta ndierë më tepër lumturinë. Ju beqarët duhet të mendoheni gjatë para se të bëni zgjedhje në mënyrë që të mos gaboni. Në punë duhet t’i mbroni me çdo kusht të drejtat tuaja dhe nuk duhet t’i lejoni kolegët t’ua prishin harmoninë. Shpenzimet duhet t’i kontrolloni gjithë kohës në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet.

Bricjapi

Urani do ju gjendet pranë gjatë kësaj dite megjithatë në shumë momente do kaloni peripeci. Bëni durim sa më shumë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë më intensitetin që ka pasur dikur. Herë pas here edhe mund të mërziteni. Dijeni se askush nuk ka gjithë kohës një jete të lumtur, prandaj mos u tregoni gjithmonë të pakënaqur. Ju beqarët nuk duhet t’i neglizhoni ato që do iu joshin sepse do pendoheni rëndë. Në punë do dini t’i formuloni idetë që keni dhe do merrni goxha vlerësime nga miqtë tuaj. Financat do jenë goxha më të mira dhe do arrini të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

Ujori

Gjatë kësaj dite do i pranoni edhe defektet tuaja dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sjelljen jo të mirë. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet sepse nuk do mund të realizoni asnjë nga takimet që keni ëndërruar. Në punë do ju kërkohen disa gjëra me urgjencë dhe pavarësisht ankthit dhe merakut do i mbaroni në kohë. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen dhe do keni mundësi të bëni edhe investime afatgjata.

Peshqit

Nuk priten trazira gjatë kësaj dite kështu që do ndiheni gjithë kohës të qetë. Për ju të dashuruarit priten momente të qete dhe pa probleme. Do bëni atë që do ndieni dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Ju beqarët duhet të jeni më të logjikshëm me personat që do takoni dhe nga ana tjetër duhet të tregoheni seriozë. Vetëm në këtë mënyrë do tërhiqni më tepër vëmendjen. Në punë do ju jepet një detyrë e re. Fillimisht gjërat do ju duken të ndërlikuara, por pak nga pak gjithçka do kalojë në normalitet. Ju jeni të aftë të arrini çdo gjë, thjesht duhet të bindni veten. Financat nuk do jenë të këqija, prandaj mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Exit mobile version