Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, ka deklaruar se së shpejti do të aplikojnë për lirim me kusht të Thaçit.
Në seancën statusore, mbrojtja e Thaçit deklaroi se nuk pranojnë kriteret për burgosjen e ish-presidentit Thaçi.
“Në seancën e parë, javën që shkoi ne e thamë qartë që nuk i pranojmë në asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi, që parashikohet në nenin 41. Kështu që në këto rrethana është synimi ynë të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Modalitetet ose mënyrat se si duhet realizuar ky ushtrim, është të kemi nxjerrjen e plotë të argumenteve që u janë dhënë në dispozicion për sa i takon urdhër-arrestit për çështjen në fjalë. Kam marrë një version dhe në këtë dokumentacion ka redaktime të çuditshme. Referencat tregojnë për keq-sjellje të pretenduara të zotit Thaçit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuara ndërkohë deklaratat e tyre janë të kuptueshme. Po ashtu kërkoj që të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes”, ka thënë Hooper./UBTNews