UBT News

Hong Kongu do të mbyllë plazhet pas trazirave në Kinë

Hong Kongu do të mbyllë shumicën e plazheve të qytetit, tha të sot liderja Carrie Lam, pasi fotot e banorëve pa maskë që shijonin diellin shkaktuan zemërim në Kinë, përcjell UBT News.

“Ndërsa shohim një rritje të njerëzve që shkojnë në plazhe, ne duhet të marrim masat e duhura për të mbrojtur sistemin tonë, për të reduktuar lëvizjet e publikut për të garantuar sigurinë”, u tha Lam gazetarëve.

Autoritetet thanë se do të nisin të enjten me mbylljen e plazheve.

Njoftimi i Lam vjen pas zemërimit nga përdoruesit kinezë të mediave sociale, të cilët kanë fajësuar përhapjen e Covid në kontinent për sipas tyre, “neglizhencën” e Hong Kongut.

Studiuesit vlerësojnë se numri i infeksioneve në Hong Kong është dukshëm më i lartë se shifrat zyrtare, me gjasë që tashmë ka arritur gjysmën e popullsisë së tij prej 7.4 milion./UBTNews/

Exit mobile version