Një DJ i radios pro-demokratike të Hong Kongut u burgos me 40 muaj të mërkurën për “fjalim kryengritës”.
Tam Tak-chi, 49 vjeç, është mes një numri në rritje të aktivistëve të akuzuar për rebelim, një ligj më parë pak i përdorur të cilët filluan t’a përdornin në masë të gjerë pas protestave masive dhe nganjëherë të dhunshme pro-demokracisë më 2019.
Dënimi i tij u rëndua sepse fjalimi i tij vazhdoi pasi Kina vendosi një ligj të sigurisë kombëtare në Hong Kong në vitin 2020, tha gjykatësi Stanley Chan të mërkurën ndërsa shpalli dënimin.
“Jeto gjatë, nënë, më prit”, bërtiti Tam teksa e nxorrën nga gjykata.
I njohur më mirë me emrin e tij “Fast Beat”, Tam organizoi një emision popullor në internet që mbështeste demokracinë dhe ishte shumë kritik ndaj qeverisë.
Ai ishte prezent i rregullt në protestat pro-demokratike të qytetit dhe shpesh mbante fjalime politike.
Prokurorët e akuzuan Tam për nxitje të urrejtjes kundër autoriteteve duke brohoritur sloganin e protestës popullore “Çliro Hong Kongun, Revolucioni i Kohës Sonë”, duke sharë forcat e policisë dhe duke thirrur vazhdimisht “Poshtë Partia Komuniste”./UBTNews/