UBT News

Hong Kong-u me plan për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 3-vjeçare

Hong Kong-u planifikon t’i vaksinojë kundër COVID-19 edhe fëmijët e moshës 3-vjeçare e lartë teksa infeksioni po vazhdon të përhapet në qytetin kinez. Njoftimi erdhi të dielën mbrëma.

Qyteti raportoi rekord të rasteve të reja me COVID-19 të hënën, 2 mijë e 71 raste të reja. Shkollat në Hong Kong pezulluan mësimin në objekt për dy javë, deri më 6 mars.

Vala e re e Variantit Omicron ka ndikuar që të merren kufizime të reja. Vetëm personat e vaksinuar do të lejohet të dalin në qendra tregtare dhe supermarkete, ndërsa objektet e kultit, sallonet e flokëve dhe bizneset e tjera janë urdhëruar të mbyllen.

Që nga e marta do të fillojë imunizimi i fëmijëve të moshës 3-vjeç e lartë me vaksinën Sinovac.

Që nga fillimi i pandemisë, ky qytet ka regjistruar më shumë se 25 mijë raste me COVID-19 dhe rreth 220 vdekje./UBTNews

Exit mobile version