UBT News

Hong Kong: Përmbytet restoranti i famshëm lundrues

Një restorant lundrues shumë i famshëm në Hong Kong është përmbytur dje, disa ditë pasi u tërhoq nga porti ku operonte qe gati 50 vjet.

Restoranti Jumbo u përmbys në Detin e Kinës Jugore, derisa po udhëtonte në një vend, të cilin kompania nuk e ka bërë të ditur.

Aberdeen Restaurant Enterprises tha se janë të prekur nga incidenti, por nuk ka të lënduar. Restoranti u mbyll në mars të vitit 2020 pas shpërthimit të COVID-19.

Besohet se më shumë se 3 milionë vizitorë kanë ngrënë në këtë kuzhinë kantoneze, përfshirë Mbretëreshën, Tom Cruise dhe Richard Branson.

Restoranti ishte shfaqur në disa filma, duke përfshirë një film të Bondit, por pandemia i dha biznesit një goditje fatale./UBTNews/

Exit mobile version