Çështja më e madhe sa i përket sigurisë kombëtare në Hong Kong u dërgua në gjyq të martën, pasi zgjati 15 muaj në procedurat paragjyqësore gjatë të cilave shumicës së 47 të pandehurve iu mohua lirimi me kusht.
Sipas ligjit të sigurisë, të cilin Pekini e vendosi më 2020 pas protestave të mëdha, figurat pro-demokraci akuzohen për “komplot për përmbysje” për organizimin e një zgjedhjeje jozyrtare paraprake.
Kjo është një nga katër krimet kryesore sipas ligjit të sigurisë dhe mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm.
Të pandehurit, të moshës nga 24 deri në 66 vjeç, përfshijnë ligjvënës dhe këshilltarë të zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe sindikalistë, akademikë – qëndrimet politike të të cilëve variojnë nga reformistët modestë deri te lokalistët radikalë.
Çështja u soll për herë të parë në gjykatë në mars të vitit 2020, kur shumicës iu refuzua lirimi me kusht pas një seance katër-ditore përpara një gjyqtari të zgjedhur me kujdes nga qeveria.
Më shumë se 180 vetë janë arrestuar gjatë dy viteve të fundit që kur ligji i sigurisë hyri në fuqi – pjesa më e madhe e tyre aktivistë, sindikalistë dhe gazetarë – dhe 115 janë ndjekur penalisht./UBTNews/