Hong Kongu po jep 500,000 bileta avioni në një përpjekje për të tërhequr turistët në rajon.
Tani vendi shpreson të rikthehet nga ndikimi masiv që pati pandemia në industrinë e tij të turizmit. Dhe një pjesë e planit të Hong Kongut përfshin dhënien e 500,00 biletave avioni me vlerë më shumë se 250 milionë euro.
Në tetor, drejtori ekzekutiv i Bordit të Turizmit në Hong Kong, Dane Cheng i tha BBC-së se biletat falas fillimisht ishin blerë për të mbështetur linjat ajrore gjatë pandemisë.
Të mërkurën, shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh (1.8 miliardë euro) ‘Përshëndetje Hong Kong’, me dhënien e biletave të fluturimit duke filluar më 1 mars.
Hong Kongu priti 56 milionë vizitorë në vitin 2019 – mbi shtatë herë më shumë se popullsia e tij – përpara fillimit të pandemisë. Por kufizimet e tij të rrepta për COVID i kanë mbajtur vizitorët larg gjatë tre viteve të fundit, duke shkatërruar sektorin e turizmit dhe ekonominë e tij./UBTNews/