Kompania ”Honda Motor” do të shesë automjete online në Japoni dhe kjo metodë e shitjes do të jetë e para në këtë vend.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, bazuar në burimet e kompanisë, ”Honda” do të nisë një aplikacion të ri shitjesh brenda Japonisë.
Kompania japoneze mori parasysh kërkesat e klientëve për të shmangur komunikimin ballë për ballë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në këtë kontekst, ”Honda” do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes, përfshirë llogaritjet, kontratat dhe kontrollet e kreditit.
Faqja do të shfaqë modelet më të mira me vëllim të lartë shitjesh dhe zona e mbulimit të shitjeve do të zgjerohet nga qendrat e qyteteve në periferi.
Dorëzimet e automjeteve do të bëhen në vendin e autorizuar të shitjeve.
Përmes aplikacionit të ri, kompania japoneze gjithashtu planifikon të zvogëlojë humbjen e klientëve për shkak të pandemisë.