Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin latin dhe botën e rrjeteve sociale, pasi këngëtarja dhe influencuesja 22-vjeçare Maria De La Rosa, e njohur me emrin artistik DELAROSA, u qëllua për vdekje në Los Angeles.
Dy persona të tjerë që ndodheshin me të mbetën rëndë të plagosur.
Sipas policisë së Los Angeles (LAPD), sulmi ndodhi në Northridge, në Luginën e San Fernando, rreth orës 01:30 të mëngjesit të së shtunës.
Të shtënat u dëgjuan në Rrugën Bryant, një zonë e qetë ku tre persona po qëndronin brenda një automjeti të parkuar.
Dëshmitarët raportuan se dy meshkuj të dyshuar iu afruan automjetit dhe hapën zjarr nga afër ndaj pasagjerëve. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me aktivitetet e bandave kriminale, megjithëse hetimet janë ende në fazat fillestare.
DELAROSA u transportua me urgjencë në spital nga një person privat, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Dy personat e tjerë mbeten në spital në gjendje të rëndë, por stabile.
LAPD vazhdon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e sulmit, ndërsa familjarët, fansat dhe komuniteti artistik kanë shpërthyer në reagime të dhimbshme në rrjetet sociale, duke kërkuar drejtësi për 22-vjeçaren. /A.Z/UBT News/
