Holanda rihapë sot ambasadën e saj në Kiev, sipas ministrit holandez të Punëve të Jashtme, Wopke Hoekstra.
“Një ekip i vogël i ambasadës atje (në Kiev) do të punojë ngushtë me autoritetet ukrainase dhe vendet e tjera partnere të kthyera”, tha Hoekstra në Twitter. “Është e rëndësishme që ne të ofrojmë mbështetje për Ukrainën në terren”.
Ambasada e Kievit nuk do të jetë ende e aksesueshme për ndihmë konsullore./UBTNews/