UBT News

Holanda pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Holanda është shteti i fundit që ka pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksfordit – AstraZeneca, pas pretendimeve se ka efekte anësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregullatori i ilaçeve në Evropë thonë se nuk ka asnjë tregues të një ndërlidhjeje mes vaksinës dhe raporteve rreth mpikjes së gjakut.

Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake.

Në një deklaratë, qeveria holandeze tha se kjo masë paraprake erdhi pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore.

Hapa të njëjtë janë ndërmarrë nga Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Republika Demokratike e Kongos dhe Tajlanda. Madje edhe disa vende evropiane, sikurse Italia dhe Austria, kanë pezulluar përdorimin e grupeve të caktuara të ilaçeve si masë paraprake, shkruan BBC, transmeton UBTNews.

Vendimi i fundit i qeverisë holandeze do të shkaktojë vonesa në programin e vaksinimit. Autoritetet paraprakisht kanë porositur 12 milionë doza të vaksinës AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version