UBT News

Holanda ndalon 14 super-jahte në pronësi ruse, ngrin qindra milionë asete dhe transaksione

Holanda ka ndaluar 14 super-jahte me pronësi ruse, ka ngrirë 516 milionë euro asete dhe ka bllokuar 155 milionë euro në transaksione si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra të mërkurën.

Që nga vendosja e sanksioneve të para, “pothuajse 30,000 kontejnerë në tranzit për në Rusi/Bjellorusi janë ndalur”, në Portin e Roterdamit, dhe ata u hetuan për të “përcaktuar nëse bien nën masat e sanksioneve”, shtoi ai.

Nga këto hetime rreth 5,500 kontejnerë janë mbajtur nën dyshimin se përmbanin mallra luksoze me një vlerë prej 300 euro për artikull. “Nëse është kështu, këto mallra mund të mos dërgohen në Rusi/Bjellorusi,” tha Hoekstra./UBTNews/

Exit mobile version