Holanda do t’i lehtojë masat antiCOVID këtë javë pasi përhapja e vaksinave antiCOVID ka lehtësuar presionin mbi spitalet. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge.
Parqet dhe kopshtet zoologjike do të rihapen nga e mërkura, ndërsa shërbimi në restorante do të zgjatet për dy orë, deri në orën 20:00 në mbrëmje.
De Jonge thotë se lehtësimi i masave të tjera do të ndodhë gjatë javëve në vijim./UBTNews