Holanda po përgatitet të dorëzojë gjashtë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Këtë e ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Holandës, Kajsa Ollongren në një postim në platformën sociale “X”, transmeton Ukrinform.
“Ministria e Mbrojtjes e Holandës po përgatit 6 avionë shtesë luftarakë F-16 për dorëzim në Ukrainë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm në 24 F-16. Epërsia ajrore e Ukrainës është thelbësore për t’iu kundërvënë agresionit rus”, shkroi ajo.
Siç raporton Ukrinform, ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren deklaroi se Ukraina mund të marrë F-16 tashmë këtë vit, por ende nuk ka një datë të saktë.