Holanda do të dërgojë pajisje të rënda ushtarake në Ukrainë, “përfshirë automjete të blinduara”, tha kryeministri Mark Rutte të martën.
Në një postim në Twitter, Rutte tha se ai dhe ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren i kishin shprehur mbështetjen e tyre presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një bisedë telefonike, “ndërsa Rusia fillon një ofensivë të përtërirë”.
“Së bashku me aleatët, ne po shikojmë ofrimin e pajisjeve shtesë më të rënda”, tha Rutte.
Zelensky gjithashtu postoi në Twitter pas telefonatës, duke thënë se ai kishte informuar Rutte “për përkeqësimin e situatës në Donbas” dhe ishte “mirënjohës” për mbështetjen.
“Kur të rivendoset paqja, ne do të ndërtojmë marrëdhëniet Ukrainë-Holandë të një cilësie të re së bashku në BE!” tha Zelensky./UBTNews/