UBT News

Holanda dhe Britania e Madhe premtojnë mbështetje me avionë luftarakë për Ukrainën

Holanda dhe Britania e Madhe u pajtuan të ndërtojnë “një koalicion ndërkombëtar” për të ofruar mbështetje me avionë luftarakë për Ukrainën.

“Kryeministri britanik dhe homologu i tij holandez u pajtuan se do të punojnë për të ndërtuar (një) koalicion ndërkombëtar për t’i ofruar Ukrainës aftësitë ajrore luftarake, duke mbështetur në çdo aspekt, nga trajnimi deri te blerja e avionëve F16”, tha në një deklaratë një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, të martën pas një takimi në samitin e Këshillit të Evropës në Islandë.

Avionët luftarakë kanë qenë një prej pajisjeve luftarake që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar prej kohësh nga aleatët perëndimorë./UBTNews/

Exit mobile version