Instagram ka nisur testimet e një funksioni të ri i cili është shumë i ngjashëm me Super Follows në Twitter.
Quajtur “Exclusive Stories”, krijuesit mund të postojnë përmbajtje ekskluzive në historitë e tyre të Instagram dhe janë të disponueshme vetëm për ata që abonohen.
Kur një person jo i abonuar përpiqet të hapë një histori të tillë, do të paralajmërohen me një mesazh që thotë se vetëm fansat e abonuar mund ta shikojnë.
Aktualisht është një prototip në fazat e para dhe vetë rrjeti social e konfirmoi këtë ndërsa testimet me përdorues nuk ka nisur ende.
Vitin e kaluar kompanitë kanë përqendruar forcat e tyre në ofrimin e mjeteve për monetizimin e punës së krijuesve. Modeli i anëtarësisë është popullarizuar nga platforma si Patreon dhe së fundi ka gjetur rrugën tek shumë rrjete sociale. /PCWorld Albanian