Në vitin 1883, inxhinieri Xhon Roibling pati një ide krijuese për të ndërtuar një urë spektakolare që do të lidhte Nju Jorkun me Long Aljand. Ai ia prezantoi idenë e tij ekspertëve të bashkisë, por ata menduan se ishte e pamundur, dhe i kërkuan që ta harronte atë.
Për ta ishte një ide jopraktike, pasi diçka e tillë nuk ishte realizuar më parë. Por Xhon nuk mund të hiqte dorë nga vizioni, dhe në mendjen e tij e dinte se ai mund të realizohej. Ai duhej thjesht që ta ndante këtë ide me dikë tjetër. Pas disa kohësh ishte në gjendje të bindte djalin e tij (një inxhinier i ardhshëm) se kjo urë mund të ndërtohej.
Për herë të parë duke punuar së bashku, Xhoni dhe Uashingtoni (djali i tij) zhvilluan konceptin se si do të ndërtohet hap pas hapi duke kapërcyer pengesat. Plot entuziazëm dhe frymëzim, ata u përballën me sfidën e tyre, duke punësuar edhe stafin që duhej për ndërtimin e urës
Gjithçka po shkonte mirë, derisa ndodhi një aksident tragjik vetëm pak muaj pas fillimit të punimeve. Aksidenti i rëndë i mori jetën të atit Xhon, ndërsa i biri Uashingtoni u paralizua. Pas incidentit, ekspertët filluan t’i kritikojnë babë e bir duke thënë: ”Ne i paralajmëruam, është marrëzi të ndjekësh këtë vizion!”
Të gjithë bënë komente negative dhe mendonin se projekti duhet të anulohej sepse vetëm Xhon dinte sesi ta ndërtonte këtë urë. Por edhe pas kaq shumë komenteve negative, Uashingtoni, tani me aftësi të kufizuara fizike, nuk u dekurajua dhe kishte ende dëshirë që të përfundonte urën.
Ai u përpoq të frymëzonte miqtë dhe ekuipazhin e tij, por pas incidentit të gjithë ishin të frikësuar. Një ditë, teksa ishte shtrirë në shtratin e tij, ai ndjeu sikur drita që po vinte nga dritarja ishte si një mesazh për të: ”Mos u dorëzo!”. Kjo i dha atij një ide. Duke qenë se mund të lëvizte vetëm gishtin, ai vendosi ta përdorte atë për të kumtuar atë çfarë mendonte.
Me kalimin e kohës, ai zhvilloi ngadalë një kod komunikimi me gruan e tij duke lëvizur vetëm gishtat. Një ditë përmes lëvizjes së gishtave ai i kërkoi gruas së tij të thërriste inxhinierët. Duke përdorur të njëjtën metodë, ai i tha gruas se çfarë duhet t’u thoshte inxhinierëve që të bënin me urën.
Në fillim u duk si një budallallëk, por projekti nisi sërish të zbatohej. Për 13 vjet, Uashingtoni vuri në zbatim udhëzimet të tij nëkëtë mënyrë, derisa Ura e Bruklinit përfundoi së ndërtuari./bota.al