UBT News

Historia emocionale e një ish-ushtari të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një video emocionuese të Kjan Gurit, një ish-ushtari të UÇK-së, i cili përlotet teksa rrëfen për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar.

“Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…”, shkroi Rama në Facebook./UBTNews

Exit mobile version