Para ndërtesës Burj Khalifa dhe para asaj Burj Al Arab, aty ishte Qendra Tregtare Botërore e Dubait.
E ndërtuar në vitin 1979, konsiderohej simbol i ambicieve të Dubait si një qendër financiare rajonale dhe forcë ekonomike në rritje.
Tridhjetë e nëntë kate dhe 489 metra e lartë, në atë kohë ishte ndërtesa më e lartë midis Mumbait dhe Athinës, sipas ish-drejtorit të qendrës dhe punonjësit të parë, Guy Guillemard.
Qendra Tregtare Botërore e Dubait ka një histori interesante dhe pak të njohur. E emëruar pas sheikut Rashin Bin Saeed Al Maktoum, kjo ndërtesë më nuk është e vetme sikurse kur u ndërtua. Në shkurt të vitit 1979, ndërtesa u inaugurua nga Mbretëresha Elizabetë II.
Tani, falë një iniciative të trashëgimisë moderne nga Bashkia e Dubait, ndërtesa më e nderuar e qytetit do të ruhet për të siguruar mbrojtjen e tij./UBTNews