UBT News

Historia e Halloweenit, si ka filluar gjithçka?

Halloweeni është festë e cila mbahet çdo vit me 31 tetor. Tradita e kësaj feste ka origjinën në festivalin antik çeltik të Samhainit, ku njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për t’i mbajtur larg fantazmat.

Çeltikët, të cilët kishin jetuar para 2 mijë viteve, kryesisht në zonën që tani njihet si Irlandë, por edhe në Francë, e kishin festuar vitin e ri më 1 nëntor.

Kjo ditë e kishte shënuar fundin e verës dhe fillimin e dimrit të ftohtë e të errët, periudhë e vitit e cila shpeshherë ishte ndërlidhur me vdekje të njerëzve.

Çeltikët kishin besuar se një natë para vitit të ri, kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve mjegulloset. Natën e 31 tetorit e kishin festuar Samhainin, duke besuar se fantazmat e të vdekurve riktheheshin në tokë.

Në shekullin e tetë, Papa Gregory III e kishte dizajnuar 1 nëntorin si kohë për t’i nderuar të gjithë shenjtorët.

Shumë shpejt, Dita e Të Gjithë Shenjtorëve kishte filluar t’i inkorporonte disa tradita nga festivali Samhain.

Nata para kësaj dite ishte njohur si Dita në Prag të Shenjtërit, dhe më vonë si Halloween.

Me kalimin e viteve, Halloween ka evoluar në një ditë me aktivitete si shpërndarja e bonboneve, organizimi i ahengjeve, veshja e kostumeve, etj.

Halloweeni në Amerikë

Festimi i Halloweenit ka qenë shumë i kufizuar në Anglinë e kolonizuar, por ka qenë më i zakonshëm në Maryland dhe në kolonitë jugore.

Me kohën kishte filluar të krijohej versioni amerikan i Halloweenit. Festiemt e para kishin përfshirë ahengje me lojëra, ndarje të historive, këndim, vallëzim, etj.

Në mes të shekullit 19-të, festivalet vjetore të vjeshtës kishin qenë të zakonshme, por Halloweeni ende nuk festohej anembanë vendit.

Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, Amerika ishte mbushur me emigrantë të rinj. Këta emigrantë, e posaçërisht miliona irlandezë, kishin ndihmuar ta popullarizonin festën e Halloweenit.

Amerikanët i shpenzojnë rreth 6 miliardë dollarë në vit për festën e Halloweenit, duke e bërë atë festën e dytë më të madhe komerciale pas Krishtlindjeve.

Exit mobile version