Rob Kenney krijoi një kanal në YouTube, “Dad, how do I?”, ku ka mbi 3 milionë ndjekës, dhe u bë për një kohë të shkurtër hit në internet.
Kenney tha se u inspirua që të krijonte një kanal që nga fëmijëria e tij pasi babai i tij i braktisi ata kur ishin fëmijë. Ai dhe shtatë vëllezërit e motrat e tij dëshironin të kishin dikë që t’u mësonte aftësitë themelore të mbijetesës.
Kenney thotë që e ka falur babanë e tij. Në prill të vitit të kaluar ka filluar të bëjë video, gjatë pandemisë COVID-19, për të ndarë me dy fëmijët e tij të rritur, Kristine dhe Kyle, duke menduar se ndoshta këto video do të ndiqeshin nga nipat e mbesat e tij një ditë. Tani Kenney njihet si “babai i internetit” për fansat e tij të të gjitha moshave.
Ai nuk deshi të bëhej i famshëm, vetëm synoi që t’ua mësonte fëmijëve disa gjëra që nuk mësohen në shkolla.
Ai publikoi librin e tij “Dad, How Do I”, ku përshkruan një pjesë të kujtimeve të tij, pastaj ka edhe mësime nga jeta, dhe këshilla./UBTNews