UBT News

Histori suksesi: Kontributi i çmuar i Butrint Kryeziut në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore!

Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Butrint Kryeziu, ka arritur me sukses të mbroj temën e tij të diplomës. Punimi i Butrintit, titulluar “Moduli i Prerjes Tërthore – Vështrim Teoriko-Eksperimental për Elementet nga Betoni”, përbën një analizë të thelluar dhe të detajuar mbi sjelljen mekanike të trarëve prej betoni, me fokus të veçantë në ndikimin e modulit të prerjes tërthore dhe betonit të klasave të ndryshme.

Në këtë punim kërkimor, Butrinti ka realizuar një balancë të shkëlqyer mes analizës teorike dhe eksperimentale, duke përdorur testime laboratorike për të krahasuar rezultatet me shprehje analitike dhe modele numerike. Rezultatet e arritura tregojnë një korrelacion të fuqishëm mes teorisë dhe eksperimentit, duke ofruar një kontribut të rëndësishëm në fushën e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Ky sukses dëshmon përkushtimin dhe pasionin e Butrintit për avancimin e njohurive dhe metodologjive në inxhinierinë e betoneve dhe analizën e sjelljes mekanike të elementeve ndërtimore.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën akademike dhe profesionale të Butrintit, i cili ka treguar kuptim të thellë të lëndëve që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën. Për këtë sukses, Butrinti është lavdëruar nga komisioni i diplomës, i cili përfshinte Prof. Visar Krelani, kryetar, Prof. Arsim Rapuca, anëtar, dhe Prof. Feti Selmani, udhëheqës i diplomës.

Ky moment i rëndësishëm në karrierën akademike të Butrintit është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimtore. Gjatë realizimit të punimit të tij, Butrinti ka përfituar gjithashtu nga mbështetja dhe këshillat e vyera të profesoreshës Blerta Ratkoceri, koordinatore e programit, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e punimit dhe hulumtimit të tij./UBTNews/

Exit mobile version