Shëndeti i mëlçisë është tregues i performancës së metabolizmit, zemrës dhe shëndetit të përgjithshëm.
Në këtë artikull do të mësoni se si të përmirësoni shëndetin e mëlçisë dhe të shmangni dhjamosjen e saj.
Hiqni Dorë Nga Ushqimet Dhe Pijet E Përpunuara
Ushqimet e përpunuara dhe pijet e ëmbëlsuara e të gazuara janë ndër shkaktarët kryesorë të dhjamosjes së mëlçisë. Perimet, arrorët, farat dhe frutat me nivel të ulët glicemie (qershitë, boronicat dhe qitro) janë të rekomandueshme për një mëlçi të shëndetshme.
Të Vëmendshëm Ndaj Frutave
Frutat përmbajnë sheqer por edhe fibër, pektinë dhe fitoushqyes. Nëse fruktoza është e një niveli të lartë, ajo ndikon negativisht tek mëlçcia. Tregohuni të vëmendshëm ndaj reagimit të trupit ndaj frutave të veçanta. Nëse vëreni se niveli i sheqerit në gjak rritet, mos e teproni me frutat.
Merrni Fibër Rregullisht
Fibra parandalon përthithjen e shpejtë të fruktozës në mënyrë që mëlçia të mos përballet me një cunami të vërtetë. Kur të konsumoni fruta, shoqërojini me ushqime të pasura me fibër. Kombinimet më të mira për mëlçinë janë farat e linit, arrorët, avokado dhe barishtet.
Më Shumë Yndyrna Të Shëndetshme
Studimet, besojnë se yndyrnat e shëndetshme janë të mira për mëlçinë. Këto yndyrna i gjeni tek ullinjtë dhe vaji i tyre, avokado, arrorët dhe farat, vaji i arrës së kokosit e të tjerë.
Hiqni Dorë Nga Ushqimet E Shpejta
Ushqimet e shpejta janë të pasura me yndyrna që dëmtojnë ndjeshëm mëlçinë. Mos u joshni nga aromat dhe ushqehuni shëndetshëm.
Kujdes Me Medikamentet
Përdorimi pa kriter i medikamenteve dëmton mëlçinë. Ky organ ka barrën më të rëndë në përpunimin dhe përthithjen e medikamenteve. Sa më shumë ilaçe të merrni, aq më fort do të detyrohet të punojë mëlçia.
Minimizoni Ekspozimin Ndaj Toksinave
Një gjë e tillë arrihet nëpërmjet ngrënies së ushqimeve organike, përdorimit të filtrit në ujin e pijshëm dhe atë që përdoret për punët e përditshme dhe pirja e shpeshtë e ujit.
Aktiviteti Fizik
Të dhënat tregojnë se duke humbur 3 deri në 5 përqind të peshës së tepërt trupore do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë. E rëndësishme është që të kuptoni se, nëse regjimi juaj ushqimor nuk ka qenë në nivelet e duhura, duhet të nisni të merrni masat për një shëndet të mirë të mëlçisë. /AgroWeb