Në Komisionin për Infrastrukturë, ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i VV-së, Hekuran Murati, i cili mes tjerash falënderoi anëtarët e Komisionit që dhanë mbështetje për kalimin e këtij projektligji.
“Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare. Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews