UBT News

Hipoglicemia – Shkaktari kryesor i marramendjes

Sheqeri i ulët në gjak, i njohur si hipoglicemia, mund të shkaktojë nervozizëm, djersitje, hutim, përgjumje dhe marramendje.

Edhe pse më së shumti prek njerëzit me diabet, kjo mund të lidhet ngushtë me atë çfarë konsumoni.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaqet dhe se çfarë mund të bëni.

Pse ndodh rënia e sheqerit në gjak?

Rënia e sheqerit në gjak ndodh kur nivelet e glukozës (sheqerit) bien nën nivelet normale.

Nëse keni diabet dhe jeni duke përjetuar marramendje, shkaku mund të jetë insulina ose medikamente të tjera për diabetin.

Po për disa, kjo ka të bëjë me ushqimin ose kohën kur konsumojnë një ushqim të caktuar.

Gjithashtu shmangia ose vonimi i një vakti, konsumi i alkoolit me stomakun bosh mund të jenë një nga shkaqet.

Sidoqoftë, në çdo rast, zgjidhja është të hani ose të pini diçka.

Me pak fjalë, hipoglicemia korrigjohet më shpejt me rreth 15 gram karbohidrate.

Por nëse marramendja ndodh nga alkooli, sigurohuni që të merrni pak ushqim përpara se të konsumoni gotën tjetër.

Rënia e sheqerit pas vaktit

Nëse nuk keni diabet dhe keni marramendje pasi keni ngrënë, mund të jeni duke përjetuar hipoglicemi reaktive.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo ndodh kur sheqeri në gjak bie menjëherë pas një vakti ose brenda katër orëve nga vakti.

Dhe mund të shkaktojë dridhje, djersitje, konfuzion dhe marramendje. Nuk është gjithmonë e qartë pse ndodh kjo.

Gjendja mund të ketë të bëjë me ushqimin që hani apo kohën.

Në të njëjtën kohë, rreziku rritet nëse kohët e fundit keni kryer disa operacione si bypass-i i stomakut ose nëse jeni gjenetikisht të prirur ndaj çrregullimeve metabolike.

Lajmi i mirë është se zakonisht nuk zgjat shumë dhe trajtimi mjekësor kërkohet rrallë.

Si të ulni rrezikun tuaj?

Në përgjithësi, konsumimi i ushqimeve me proteina dhe me fibra të tilla si drithërat, perimet, frutat, bishtajoret dhe arrat me vakte dhe ushqime të lehta mund të ndihmojë në uljen e efekteve të hipoglikemisë reactive.

Shmangni vaktet ose ushqimet që janë kryesisht karbohidrate lehtësisht të tretshme, të tilla si patatet e skuqura, biskotat, lëngjet, karamelet etj.

Këto lloj vaktesh mund të shkaktojnë një rritje, e ndjekur nga një rënie e sheqerit në gjak, e cila mund të shkaktojë simptoma të hipoglicemisë.

Kushdo që mendon se hipoglikemia reaktive është një problem i vazhdueshëm dhe i përsëritur duhet të vizitojë mjekun e tij për të përcaktuar shkakun./AgroWeb.org

Exit mobile version