Hiperinsulina lidhet me faktin se sasia e insulinës në gjak është më e lartë se nivelet normale.
Edhe pse shpesh shoqërohet me diabetin e tipit 2, ajo në vetvete nuk është një formë e diabetit.
Insulina është një hormon që prodhohet nga pankreasi, i cili ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
Hiperinsulina është një shenjë e një problemi më të thellë.
Ajo shpesh herë shkaktohet nga rezistenca ndaj insulinës, një gjendje në të cilën trupi juaj nuk reagon mirë ndaj efekteve të këtij hormoni.
Rezistenca ndaj saj përfundimisht mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Kjo ndodh kur pankreasi nuk është më në gjendje të kompensojë duke sekretuar sasi të mëdha të insulinës që kërkohen për të mbajtur sheqerin në gjak normal.
Nga se shkaktohet Hiperinsulina?
Të dhëna kanë tregaur se faktor mund të jetë një tumor i rrallë i qelizave prodhuese të insulinës në pankreas (insulinoma).
Por nga ana tjetër edhe rritja e qelizave prodhuese të insulinës në pankreas (nesidioblastosis) ndikon në shfaqjen e këtij problemi shëndetësor./AgroWeb.org