UBT News

Hiper-vetura italiane elektrike që arrin për 2 sekonda 100 km, e gatshme nga java e ardhshme

Kompania e njohur italiane, Pininfarina, njofton se më 12 gusht në ngjarjen “The Quail”, që do të mbahet në Amerikë, do të prezantojë hiper-veturën e re elektrike Battista në version GT.

Battista do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 150 njësive, ndërsa çmimi i kësaj hiper-veture fillon nga 2.6 milionë dollarë (rreth 2.2 milionë euro). Po ashtu, ky model do të përfundojë në tregun e Amerikës Veriore dhe në Evropë.

Modeli që do të prezantohet në ngjarjen “The Quail” quhet Battista Anniversario, i bërë për nder të Battistës “Pinin” Farina” – disenjatorit italian të veturave dhe themeluesit të kompanisë Carrozeria Pininfarina, transmeton KOHA. Battista Anniversario do të prodhohet në seri ekskluzive prej vetëm 5 njësive.

Pininfarina Battista do të jetë në dispozicion me paketën “Furiosa” e bërë nga fibra të karbonit e që përfshinë mbrojtësin e përparmë dhe të pasmë, si dhe pragjet. Po ashtu, vjen edhe me mbrojtësin e përparmë shtesë dhe set të rrotave 21-inçësh.

Sa i përket motorit, Battista vjen me katër motorë elektrikë e kapacitet në total prej 1900 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2 sekonda dhe atë maksimale deri në 350 km/orë. Gjithashtu, kjo hiper-veturë e Pininfarinës me vetëm një mbushje të baterisë (me kapacitet prej 120 kWh) mund të kalojë mbi 500 kilometra./autoblog

Battista - Welcome to a Beautiful Future

Exit mobile version