Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë tha se Rexhep Selimi kishte opinione të vlefshme, por nuk i kujtohet të ketë thënë se Selimi mbante pozicion të lartë në UÇK-në.

Duke folur për takimin që kishte ndodhur në Likoc më 29 korrik 1998, ku ishte i pranishëm edhe Rexhep Selimi, Hill tha se fillimisht menduan që Selimi do kishte pozicionin që të jepte përgjigjje për propozimin e tyre. Por, më tutje tha nga përgjigjjet e Selimit kuptuan se ai ishte nga grupi Drenica dhe përfaqësonte disa pozicione të këtij grupi.
“Nuk mbaj mend të kem thënë se kishte një pozicion të lartë, por kishte opinione të vlefshme. Ne kishim kuptuar se Selimi do të ishte në pozicion të na jepte përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës. Në situatën kur nuk morën përgjigje menduam se ai thjesht përfaqësonte disa pozicione të grupit të Drenicës. Më kujtohet që ai dhe të tjerë ishin përpjekur që t’i fokusonin interesat tona në çështje e përbërjes së një qeverie për Kosovën. Gjithashtu, më kujtohet se ne sidomos unë ishim më pak të interesuar në këtë temë, por ne ishim të interesuar se kush do të merrte pjesë në negoaciatat lidhur me autonominë e Kosovës rikthimin e autonomisë së Kosovës me një fjalë se kush do të merrte pjesë në qeverinë e Kosovës ishte me shumë rëndësi për palën shqiptare, por nuk kishte të njëjtën rëndësi për ne që përfaqësonim qeverinë e SHBA-së“, tha ai.
Geoffery Roberts avokati i Rexhepi Selimit kundërshtoi disa pyetje që prokurori, James Pace ia parashtroi dëshmitarit, Christopher Hill, lidhur me bisedat që ishin zhvilluar në një takim që kishte ndodhur në Likoc në mes UÇK-së dhe ndërkombëtarëve. Avokati, Roberts tha se nuk është tani koha të nxirren dëshmi të reja. Por, për këtë takim Hill tha se Rexhep Selimi ishte i pranishëm në këtë takim.
“Më kujtohet që ishte i pranishëm dhe mbaj mend që ishte personi se na priti, por nuk mbaj mend konkretisht ndonjë mirëpritje”, deklaroi Hill.
Në pyetjen e ZPS-së se Hill a e kishte takuar Hashim Thaçin para nëntorit të vitit 1998, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se kishte ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me të. Por, shton se njerëzit përmendnin emrin e Thaçit si dikush që ai duhej të takonte.
“Nuk më kujtohet të kem pas ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me të, por më kujtohet se njerëzit e përmendnin emrin e tij si dikush që unë duhet të takohesha. Përsëri dua të theksoj se interesi im ishte që të flisja me persona që do mbështesnin dokumentin tonë, qëndrimin tonë“, deklaroi Hill.
Ish-diplomati amerikan tha se Jakup Krasniqi përshkruhej si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai përshkruhej si zëdhënësi i UÇK-së dhe kishte dhënë një intervistë të gjatë dhe të gjerë me gazetarin e CNN”, tha ai.
Christopher Hill, i cili ishte përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara për Kosovë gjatë luftës, dëshminë e tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.
Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP
Në Dhomat e Specializuara në Hagë dëshminë e tij e ka vazhduar sot ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill. Sot në gjykatoren e Hagës tha se nuk ka dëgjuar atë kohë që ish-presidenti, Hashim Thaçi kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme të cilat i ngarkohen me këtë aktakuzë.
Edhe sot Hill në gjykatore u shoqërua nga përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit Amerikan.
Në pjesën e parë të seancën së sotme ish-diplomati amerikan, Christopher Hill iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, Luka Misetiq.
Hill tha se duke ditur se Thaçi po qëndron në burg për akuzat për krime lufte e ndjeu që të thotë atë që di për atë periudhë.
“Koha nuk i shëron të gjitha plagët por mendoj se pas 25 vitesh është kohë e madhe që të mendohet gjërat dhe nuk kam arsye të besoj që zotëri Thaçi ishte i përfshirë në vendime të tilla nuk kam arsye të besoj dhe nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtarit të tilla të paligjshme dhe, mesa siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje pra ndjeva kur m’u kërkua kjo njerëzit më kontaktuan mua dhe ndjeva se duhet të thosha atë që dija lidhur me situatën”, tha ai.
I pyetur nwse kishte komunikuar me ish-presidentin Thaçi nw kohwn e bombardimeve tw NATO-s, Hill mohoi këtë. Por shtoi se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd pa dëshirën e tij.
“Kur thash se po punoja në Maqedoni në një moment të caktuar gjatë fushatës së bombardimeve, Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd shkoi në Vatikan ai u lirua nga Beogradi dhe shkoi në Vatikan… Mua m’u kërkua që ta takoj dhe ta kuptoj se cilat ishin synimet e tij dhe qëllimet e tij nëse po planifikonte që të jepte ndonjë deklaratë publike lidhur me fushatën e bombardimeve. Unë bëra këtë gjë, ai nuk kishte planifikuar të bënte deklarata publike dhe u ktheva në Shkup”, tha ai.
Gjatë dëshmisë së tij tutje Hill deklaroi se menjëherë pas takimit në Kumanovë forcat serbe ushtarake dhe policore kishin filluar të largohen nga Kosova dhe NATO po zbarkonte në Kosovë.
“Për atë sa kisha mundësi të shihja në ato ditët e menjëhershëm e pas takimit në Kumanovë, serbët kishin filluar të largoheshin nga Kosova, forcat njësitë policore dhe ushtarake filluan të tërhiqeshin nga Kosova, NATO filloi të futej në Kosovë ku ishte vendosur paraprakisht në Maqedoni dhe lëviznin nga Maqedonia në Kosovë dhe filloi të patrullonte situatën në Kosovë”, deklaroi ai.
Ai konfirmoi se presidenti amerikan, Bill Clinton në verën e viti 1999 kishte vizituar Maqedoninë e Veriut ku falënderoi autoritet maqedonase për pranimin e refugjatëve.
Në pyetjen e mbrojtësit të Thaçit se a iu kishte kërkuar që të intervistohet nga prokurorët apo edhe avokatët e mbrojtjes për çështje të krimeve të luftës, ish-diplomati amerikan tha se gjatë periudhës 2002-2003 derisa ishte duke shërbyer si ambasador në Poloni i ishte kërkuar një gjë e tillë, por ai kishte kërkuar që të vazhdonte funksionet e tij aktuale që i kishte.
“Disa vite më vonë po e them këtë para 2002-2003 kur isha ambasador në Varshavë mu kërkua të dëshmoj në Tribunal për krime lufte. Punoja si nëpunës i jashtëm dhe isha ambasador në Poloni dhe ndonëse nuk e refuzova bisedën me personin e Departamentit të Shtetit nuk e refuzova këtë gjë megjithatë bisedova me personat përgjegjës në Departamentin e Shtetit dhe thash se preferoja të vazhdoja me funksionet e mija aktuale që i kisha dhe pra që të vazhdoja si ambasador në Poloni”, theksoi ai.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje nga avokati i Thaçit, Luka Misetiq, seanca gjyqësore ku po dëshmon Chrisopher Hill po vazhdon me marrjen në pyetjeve nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.
Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill dëshminë e tij para gjykatores në Hagë e nisi dje ku tregoi se si kishte nisur të mirrej me çështjen e Kosovës. Ai tha se kjo ishte kërkesë e ish sekretares amerikane, Madeline Albright që ia bëri atij në atë kohë.
Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hill i cili mban kodin 1DË-008, është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq. Ndërsa, kanë mbetur veç edhe dy dëshmitarë për tu dëgjuar.
Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP
Për ditën e dytë radhazi, ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do dëshmojë para Gjykatës Speciale në Hagë.
Ai është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe dëshmia e tij ka nisur dje, për të vazhduar sot nga ora 09:00, si dhe në dy ditët në vijim.
Hill dje ka përsëritur atë që e kanë theksuar edhe dëshmitarë të tjerë para tij, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë të qartë vertikale të komandimit dhe se Hashim Thaçi nuk ka qenë komandant i saj./S.K/EO/
