UBT News

Hidhet në erë me tritol një hotel në Sarandë

Një hotel i njohur në Sarandë është hedhur në erë mëngjesin sotëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se i është vënë eksploziv duke e rrafshuar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar ndërtesat përreth.

Sasia e tritolit u vendos në hyrjen e hotelit në pronësi të S. Ç., në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth, raportojnë mediat në Shqipëri.

Hoteli momentalisht është i mbyllur dhe nuk raportohet për asnjë të lënduar.

I njëjti ndodhej në qendër të qytetit dhe ishte në pronësi të S. Ç., ndërsa mësohet se ortakët kanë qenë në gjyq për pronësinë.

Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Exit mobile version