Hezbollah, grupi i armatosur që ndodhet në jug të Libanit, njoftoi se ka rrëzuar një dron izraelit – që besohet të jetë hera e parë.
Droni u rrëzua të dielën mbi Khiamin, rreth 5 km nga kufiri me Izraelin. Droni u pa duke rënë në territorin izraelit, njoftoi Hezbollah.
Sipas grupit, i cili është shpallur grup terrorist nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 46 luftëtarë janë vrarë në luftime me Izraelin që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor – dhe 43 të tjerë janë plagosur.
Izraeli njoftoi se shtatë ushtarë të tij janë vrarë deri më tani./UBTNews/